Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që Prishtina thotë se do të ndihmojë me pavarësinë e sistemit energjetik të vendit.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli që kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës.
Ajo bëri të ditur se programi ka dy projekte.
“I pari ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për akumulim të energjisë. Parashohim që të ndërtohen kapacitet për 340 megavat në orë akumulim të kësaj sasie të energjisë e cila do të jetë në momentin kur ndërtohet kapaciteti më i lartë për akumulimin e energjisë për kokë banori në Evropë. Është projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes e cila do të ketë në njërën anë pavarësimin energjetik dhe integrimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në sistemin tonë energjetik, pjesë në të cilën momentalisht po çalojmë, mirëpo këtë synojmë ta ndryshojmë me strategjinë e re”, tha ajo.
Ministrja Rizvanolli tha se projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ, si edhe përfaqësimin më të mire të grave në sektorin e energjisë.
Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.
“Që do të thotë se kjo në një masë do ta reduktojë nevojën për import çka është shumë me rëndësi në kohët që po jetojmë, kur çmimi i importit të energjisë është rritur shumë”, tha ajo.
Marrëveshja pason një periudhë të gjatë debatesh pas vendimit të muajit shtator të vitit të kaluar të qeverisë suaj për t’u tërhequr nga projekti i propozuar nga kjo korporatë, i cili parashihte lidhjen e Kosovës me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut.
Rizvanolli thotë se edhe në dritën e zhvillimeve të reja, vendimi ishte i duhuri pasi në mungesën e informatave, ishte përcaktuar që granti të përdorej për qëllim tjetër.
“Ajo derë nuk është mbyllur kurrë, që të jemi të qartë nuk është se është refuzuar projekti, është vendosur e të tjera, thjesht duke parë mungesën e informatave, por nga ana tjetër edhe duke i parë zhvillimet e tregut, është vendosur të shtyhet për më vonë. Ndërkohë situata vetëm është ndërlikuar dhe përdorimi i gazit është bërë më i diskutueshëm, prandaj jemi të lumtur që e morëm atë vendim vitin e kaluar”, tha ajo.
Ministrja Rizvanolli thotë se synimi afatgjatë i qeverisë së Kosovës është dekarbonizimi i sektorit dhe integrimi sa më shumë, i nivelit sa më të lartë të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Por ajo e pranon se mund të jetë e vështirë shkëputja e shpejtë nga përdorimi i qymyrit, duke pasur parasysh edhe situatën aktuale në botë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk do të bëhet brenda natës. Kapacitetet teknike së pari nuk e lejojnë, e lëre më ato financiare dhe të tjera. Kështu që ne do të duhet të kemi një tranzicion i cili është realist, i planifikuar në afate dhe mënyrë realiste nga qymyri në burime të ripërtërishme të energjisë dhe pikërisht ky lloj investimi si ky që do të investohet me këtë grant për kapacitetet e akumulimit, është pikërisht investimi i duhur i cili na mundëson ta bëjmë këtë kalim nga qymyri tek burimet e ripërtërishme të energjisë”, tha ajo.
Marrëveshja e finalizuar në Uashington do të nënshkruhet pasi të votohet në kuvend dhe të miratohet nga Bordi i MCC-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?