LAJMI I FUNDIT:

Rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Vogël

Rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Vogël

Pas 23 vitesh nga Masakra në Krushë të Vogël, janë rivarrosur sot mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin vrarë e zhdukur nga forcat e armatosura serbe në këtë masakër, më 26 mars 1999.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarin i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës, Andin Hoti.

“Sot, përveç para atyre që s’janë më, përkulemi edhe para forcës suaj, të mbijetuarve të kësaj masakre, për të ngritur jetë mbi zbrazëtinë dhe hirin që gjetët kur u kthyet pas tre muajsh në fshatin tuaj”, tha Kurti.


Para 23 vitesh, forcat serbe ndanë gjakftohtësish familjet, ndalën burrat dhe djemtë dhe i dëbuan nga fshati të gjitha gratë dhe fëmijët.

Në këtë masakër u vranë 112 shqiptarë, 70% të burrave dhe djemve të fshatit të moshës nga 13 deri në 77 vjeç, u zhdukën. Nga kjo masakër 82 gra humbën bashkëshortët e tyre e 145 fëmijë mbetën pa baballarë. Ndërsa nga 145 shtëpi banimi, vetëm 8 i shpëtuan djegies dhe shkatërrimit nga aksioni serb.

Duke folur për këtë masakër që kishte filluar një ditë pas intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndalur gjenocidin e regjimit të Beogradit, kryeministri tha se në vitin 1999 çdo ditë hapeshin varre për shqiptarët civil të paarmatosur, që vriteshin, masakroheshin e digjeshin në shtëpitë e tyre.

Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, u varrosën shtatë viktimat e masakrës, e që ishin në Listën e personave të zhdukur gjatë luftës: Nuredin (Qazim) Shehu 1927, Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974,  dhe Skyfer (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori