Site icon Telegrafi

I riu nga Mitrovica do të varroset sot në fshatin e tij, Vidimriq

I riu Visar Behrami, 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës, është nxjerr pa shenja jete mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vidimriq, në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se varrimi i të ndjerit do të bëhet me ikindi (ora 16:20).

Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm në Mitrovicë, ku humbi jetën një 27 vjeçar (Video)
Lexo po ashtu Ky është i riu që humbi jetën nga shembja e Hotelit "Adriatiku" (Foto)

“Miq, shok e dashamir, iu njoftoj se dje me 22. 04. 2019 tragjikisht humbi jetën djali i axhës tim, Visar Behrami. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi në varrezat fshatit Vidimriq. Allahu baft rahmet me shpirtin e tij”, kanë shkruar në Facebook familjarët e të ndjerit, Visar Behrami.

Lexo po ashtu Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit "Adriatiku" (Video)

Ndryshe, një pjesë e ish-hotel “Adriatik”, është rrënuar të hënën rreth orës 16:00, duke e zënë kështu një person në brendësin e saj, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të ikin.

Lexo po ashtu Agim Bahtiri e shpalli të martën ditë zie në Mitrovicë

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

I riu 27 vjeçar, Visar Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës. /Telegrafi/

Exit mobile version