Policia në Ohio të SHBA-ve ka arrestuar një të ri, pasi në rrjetet sociale publikoi një fotografi ku shihet duke qëndruar i gjunjëzuar mbi qafën e një fëmiu të vogël – duke tentuar kështu të imitojë mënyrën se si ndërroi jetë afro-amerikani George Floyd.

Zyra e sherifit ka arritur të identifikojë të riun në fotografi, që u bë virale në internet. Bëhet fjalë për Isaiah Jackson, 20-vjeç, transmeton Telegrafi.


Derisa ai qëndron i gjunjëzuar mbi qafën e foshnjës që bërtet, një person tjetër e mban në shpinë. E pasi që u njoftuan për fotografinë, hetuesit kanë arritur ta gjejnë fëmijën dyvjeçar, nënën e tij si dhe Isaiah Jacksonin.

1 264 Isaiah Jackson

I riu në foto po mbahet në burgun Clark County, kurse rasti është dërguar në gjykatën e Clarkut ku do të analizohen imazhet dhe të konstatohet nëse është kryer ndonjë vepër penale.

E fëmija është dërguar në spitalin lokal për kontroll, por bëhet e ditur se nuk ka pësuar ndonjë lëndim derisa burri bënte fotografi me të.

Gjatë një bisede më të ëmën, policia ka zbuluar se ajo nuk ishte në dijeni për shkrepjen e fotografive si dhe për përmbajtjen e tyre.

2 99

Sipas Jacksonit, ai me këtë veprim dëshironte të promovonte lëvizjen “Black Lives Matter”, e imazhi me fëmijën i është dukur një metodë e përshtatshme.

Në rrjetet sociale kjo fotografi nga nxitur reagime të ashpra, “burgim të përjetshëm do të ishte dënim i lehtë”, ka shkruar një komentues në Twitter. /Telegrafi/