LAJMI I FUNDIT:

Ritet numri i rasteve me coronavirus në Dibër

Ritet numri i rasteve me coronavirus në Dibër

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Dibër është në rritje, numri i të cilëve, me gjashtë rastet e fundit të diagnostikuara, është rritur në 102 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm, 48 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa 50 janë aktivë nga sëmundja, shtatë prej të cilëve janë në trajtim spitalor në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Kryetari i Komunës Dibër, Hekuran Duka, paralajmëroi gjithashtu për rritjen e numrit të pacientëve me COVID-19, duke përmendur informacione nga shërbimi epidemiologjik.


“E gjitha kjo vjen për shkak të mosrespektimit të masave dhe protokolleve nga qytetarët dhe subjektet afariste. Ju bëj thirrje të gjithëve që të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sillemi me përgjegjësi si në fazën e parë të pandemisë, për hir të vetvetes, të dashurve tanë dhe shtetit”, tha Duka.

Sipas statistikave të Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër, e cila me veprimtarinë e saj mbulon edhe komunën Qendrën Zhupa, në 24 orët e kaluara, në këtë zonë policët zbuluan 7 shkelje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori