Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll.

Ajo do të jetë pjesë e numrit të ri të muajit mars të revistës në fjalë, ku ka folur në një intervistë të gjatë për karrierën e saj në muzikë dhe modë.


“Rita Ora dhe moda e re” është titulluar intervista në fjalë, e cila do të jetë e gatshme për audiencën spanjolle që nga muaji mars.

ritaora 273993357 467405545027551 5394920183412152745 n e1645085263272

Vet këngëtarja me rrënjë shqiptare publikoi disa fotografi të koeprtinës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku dukej e mrekullueshme.

“Dritat, kamera, aksion. Faleminderit shumë ‘Elle Spain’ që më lejuat të jem pjesë e kësaj reviste të mrekullueshme”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.

ritaora 274107567 284380760467935 4878520503826711849 n e1645085276763

Në kopertinë, Rita është shfaqur me shumë stil e vesur me një pallto të bardhë, gjersa në kopertinën e dytë dhe të tretë ka pozuar e veshur me një fustan të kuq me pupla.

Rita përndryshe vazhdon të ndodhet në Australi për momentin, ku është e angazhuar me edicionin e ri të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë. /Telegrafi/

ritaora 274196344 635087694259935 7305482011177609725 n e1645085289323