Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar se këtë vit do të sjellë albumin e tretë në karrierën e saj.

Pas këngës debutuese të albumit, "You Only Love Me", të cilën e publikoi në janar - Rita ka bërë të ditur se më 19 prill do të publikojë këngën e dytë nga albumi në ardhje.


"Praising You" do të mbajë titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me reperin FatSlim Boy.

unknown 340295266 2164889797038796 7212530663093122522 n

Në një seri fotografish të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka uruar festën e Pashkëve dhe në të njëjtëmn kohë ka paralajmëruar publikimin e këngës së re.

Ajo bëri të ditur se "Praising You" do të dalë në shitje më 19 prill, e ndërsa dukej mjaft atraktive në fotografitë e ndara me 16.1 milionë ndjekësit e saj.

unknown 340017472 737554038096295 2480156482699613324 n

E veshur me një fustan të zi me material rrjete, 32-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse ndërsa mori pëlqime dhe urime të shumta nga ndjekësit për festën e Pashkëve. /Telegrafi/

unknown 340307970 774218704298340 1538100090884238853 n

unknown 340156217 172496882371204 6868463690852337912 n 1 Foto: Rita Ora/Instagram

unknown 340357251 766054981584369 8640937717636505355 n Foto: Rita Ora/Instagram