LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora po realizon projektin më të madh të karrierës – një bashkëpunim i madh feminist me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charlie XCX

Rita Ora po realizon projektin më të madh të karrierës – një bashkëpunim i madh feminist me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charlie XCX
Foto: Getty Images

Rita Ora ka përzgjedhur Cardi B si një prej bashkëpuntoreve të radhës të saj për projektin e saj “feminist” me disa artiste femra.

Kënga pritet të titullohet “Girls” dhe do të bashkojë forcat e femrave më të mëdha në industrinë e muzikës.

Kjo është një ëndërr e kahmotshme e Ritës, e cila tashmë ka filluar xhirimet e klipit në fjalë.


Rita Ora, Foto: Getty Images

I konsideruar si videoklipi më i madh i karrierës, xhirimet po zhvillohen në Londër dhe madje ajo ka bindur këngëtaren shtatzënë, Cardi B, që të jetë pjesë e projektit të saj.

Burime afër Ritës për Metro kanë treguar se Cardi B është pjesë e projektit, por se xhirimet po i zhvillon ndaras në Amerikë.

“Ajo ka dashur edhe një repere femër që të jetë pjesë e këngës dhe kështu kërkoi ndihmën e artistes nga i njëjti label, Cardi B”, u shpreh ky burim.

Rita Ora, Foto: Getty Images

Rita Ora po ashtu ka listuar edhe dy këngëtare tjera për këngën që ajo synon të jetë hiti i dekadës, një version i “Lady Marmalade” ku performuan në vitin 2001 yje si Christina Aguilera, Lil Kim, Mya dhe Pink.

“Rita Orës i pëlqen kënga “Lady Marmalade” dhe ka dashur të bëjë një bashkëpunim të madh prej vitesh. Ajo e bëri këtë ëndërr realitet kur së fundmi Bebe Rexha dhe Charli XCX u pajtuan të marrin pjesë në këngën e saj të re “Girls”, shtoi burimi.

Rita Ora duke performuar, Foto: Getty Images

Xhirimet e klipit kanë nisur më 30 prill në Britani, një videokip ky me kosto të jashtëzakonshme pasi që edhe bosët e ‘labelit’ Atlantic Records besojnë se do të jetë hit i madh.

“Ky do të jetë videoklipi më i madh i Ritës deri tash”, precizoi burimi duke shtuar se labeli në fjalë dëshiron një hit masiv global për Ritën dhe i kanë dhënë buxhet të madh për videoklipin.

Rita Ora pritet të vazhdojë me turneun e saj botëror së shpejti, ndërkaq fokusin kryesor për momentin e ka te ky videoklip. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Melania Trump kujton fëmijërinë në librin e saj të ri: Në vitin 1978, UDBA hyri në shtëpinë e familjes për shkak të babait të saj

Melania Trump kujton fëmijërinë në librin e saj të ri: Në vitin 1978, UDBA hyri në shtëpinë e familjes për shkak të babait të saj

Magazina
Jennifer Lopez  flet për herë të parë për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë

Jennifer Lopez flet për herë të parë për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë

Magazina
Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

Magazina
Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze, zbulon BMW-në e re që ka blerë

Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze, zbulon BMW-në e re që ka blerë

Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Magazina
Kalo në kategori