Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar se më 14 korrik do të publikojë të plotë albumin e saj më të ri, "You & I".

Ajo ka publikuar deri më tani dy nga këngët e albumit, "You Only Love Me" dhe "Praising you" (bashkëpunim me DatBoy Slim), gjersa është gati të publikojë edhe këngën e tretë.


Bëhet fjalë për këngën e parë të albumit, "Don't Think Twice", e cila do të publikohet këtë të premte.

ritaora 356360662 815660416816344 3762826739708745985 n

Artistja 32-vjeçare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe një video të shkurtër paralajmëruar për klipin.

"'Don't Think Twice'. Kënga ime e re nga albumi në ardhje 'You & I' vjen këtë të premte! I gjithë ky album është një histori në vete, mezi pres që ta dëgjoni", shkroi Ora në Instagram.

Ajo gjithashtu publikoi edhe një tjetër fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej e tëra e zhveshur në vaskë, ndërsa tregonte tatuazhet e saj në shpinë.

Kjo fotografi eksplicite është gjithashtu pjesë e fotosesionit të kopertinës së "You & I". /Telegrafi/

ritaora 356230351 108065819006504 4255730272062713925 n e1687988622561 Foto: Rita Ora/Instagram