LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në podcastin e famshëm amerikan: Jam lindur në atë që tani është Kosovë, dikur ishte pjesë e Shqipërisë

Rita Ora në podcastin e famshëm amerikan: Jam lindur në atë që tani është Kosovë, dikur ishte pjesë e Shqipërisë
Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin e famshëm amerikan të ‘Dear Media Studio’.

Ajo ka folur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe sigurisht për origjinën e saj, Kosovën.

Teksa iu përgjigj pyetjes për rrënjët e saj shqiptare, 33-vjeçarja tha se është e lindur në shtetin që sot e quajnë Kosovë, por që dikur ishte pjesë e Shqipërisë.


Foto: Rita Ora/Instagram

“Unë jam lindur në Kosovë, Shqipëri. Mirë, tani është Kosovë por dikur ishte pjesë e Shqipërisë. Dhe pastaj u shpërngula në Londër kur isha një vjeçe”, tha Ora.

Rita Ora 'elektrizon' skenën në 'The O2 Arena' të Londrës, ndërsa performon në eventin e fundvitit "Jingle Bell Ball”
Lexo po ashtu Rita Ora 'elektrizon' skenën në 'The O2 Arena' të Londrës, ndërsa performon në eventin e fundvitit "Jingle Bell Ball”

Moderatorja e podcastit tha se ka shumë shqiptarë të famshëm në industrinë e muzikës botërore, për të cilët Rita u pajtua dhe u shpreh shumë krenare për të arriturat e tyre.

“Po është bukur t’i shohësh. Kur unë fillova në vitin 2012, nuk kishte. Kështu që tani ne kemi Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme”, tha interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.

Rita përndryshe ka vizituar vendlindjen e saj, Prishtinën ,vetëm pak javë më parë ku edhe kremtoi ditëlindjen e saj të 33-të dhe takoi krerët më të lartë të vendit. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Magazina

"Mos ma përmend mua gruan", agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother VIP Albania

Magazina
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Kalo në kategori