LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me ndryshim drastik, bëhet brune ndërsa shfaqet me veshje 10 mijë euroshe në eventin e ‘Chanel’

Rita Ora me ndryshim drastik, bëhet brune ndërsa shfaqet me veshje 10 mijë euroshe në eventin e ‘Chanel’

Rita Ora ka një sens të jashtëzakonshëm stili dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë atë.

Dhe të mërkurën, këngëtarja shqiptaro-britanike, u shfaq e mrekullueshme në një veshje të markës “Chanel” me vlerë 12,440 dollarë (afro 10,300 euro) ndërsa shijoi një natë në Sydney për të festuar 100 vjetorin e parfumit ikonik ‘Nr.5’ të shtëpisë së modës franceze.

Ylli i muzikës pop ishte e veshur e tëra në të zezë, me një veshje të përbërë nga një bluzë e zezë 6550 dollarëshe dhe pantallona gjysmë të tejdukshme të cilat kushtojnë rreth 5890 dollarë.


Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” kombinoi ansamblin elegant me një palë taka të zeza dhe mbante disa gjerdanë të “Chanel”.

Rita i ktheu flokët e saj në brune, ndërsa vuri pak makijazh, që karakterizohej kryesisht nga buzëkuqi i kuq.

Këngëtarja mbajti një çantë të vogël bardh e zi ndërsa pozonte në tapetin e kuq pak pasi mbërriti në ngjarje.

Kjo paraqitje e Ritës vjen mes thashethemeve që ajo ka nisur një lidhje të re me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin “The Voice”.

Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, i tha një burim mediumit britanik.

Javën e kaluar, interpretuesja e hitit “Lonely Together” publikoi një fotografi me Taikan në Instagram, ku shihej e mbështjellë në krahët e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori