Rita Ora mori vëmendje teksa mbërriti në festimi i 10-të vjetorit të muzikës, ndërsa ajo dhe modelja Alessandra Ambrosio drejtuan yjet në tapetin e kuq në Los Angles të premten (3 shkurt).

Këngëtarja e talentuar, 32 vjeçe, zgjodhi një fustan shumë të tejdukshëm me detaje me pupla, ndërsa ish-modelja e “Victoria's Secret” shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një mini-fustan kur mbërriti në para-ndejën e “Grammy Awards”.


Artistja shqiptaro-britanike, e cila së fundmi konfirmoi martesën me regjisoren, Taika Waititi, publikoi albumin e saj të parë debutues në vitin 2012, duke nisur karrierën e saj tashmë të suksesshme dhjetëvjeçare.

67315129 11712443 Wow Rita Ora 32 turned heads as she arrived at her Celebrating 1 a 71 1675498229053

Këngëtarja e “Let You Love Me” bëri një paraqitje mahnitëse teksa kishte veshur një fustan të tejdukshëm të bërë nga një material me rrjetë ngjyrë nudo që i binte poshtë drejt kyçeve të këmbës.

Veshja përmbante detaje të zeza, me pupla që shkonin pjesshërisht rreth qafës dhe zonës së sipërme të gjoksit, dhe vazhdoi të kufizonte anët drejt këmbëve.

67315131 11712443 Making a statement As she posed for a photos the new bride turne a 74 1675498229172

Fustani i tejdukshëm u kombinua me një palë taka të hapura dhe të zeza me rripa për t’u përshtatur me dukjen totale. Flokët e saj voluminoze ishin të ndara në mes që i la pas shpine me kaçurrela

Rita filloi karrierën e saj kur nisi të postonte ‘cover’ në YouTube në 2011 dhe një vit më vonë, tërhoqi vëmendjen e muzikantit anglez, DJ Fresh, i cili kishte nevojë për një vokaliste femër për këngën e tij, “Hot Right Now”.

67315125 11712443 Head turning The ensemble contained black feathery detail that a a 82 1675498229387

Pas publikimit të saj, kënga kryesoi top-listat në Mbretërinë e Bashkuar në vendin e parë, duke e vënë yllin e ri në qendër të vëmendjes. Që atëherë, Ora ka publikuar gjithsej dy albume në studio: Ora (2012) dhe Phoenix (2018).

Albumi i saj i tretë në studio është planifikuar të dalë më vonë këtë vit në 2023, me një datë zyrtare ende për t'u zbuluar. Deri më tani, ajo ka fituar vlerësime të shumta, së bashku me marrjen e gjithsej 10 nominimeve të MTV Europe Music Awards dhe gjithashtu është emëruar Gratë e Vitit në “Harper's Bazaar” në 2013.

67315511 11712443 Anniversary She has dabbled in other aspects of the entertainmen a 73 1675498229157

Ajo është marrë me aspekte të tjera të industrisë së argëtimit, të tilla si portretizimi i rolit të motrës së''Christian Grey' në filmin “Fifty Shades Of Grey”.

Ritës në event iu bashkua motra e saj e madhe, Elena Ora, e cila zgjodhi një fustan lëkure të zi pa mëngë.

67315527 11712443 Posing Outside of the venue Rita showed off her glammed up ensem a 77 1675498229235

Menaxherja e muzikës zgjodhi çizme të zeza me taka për të kompletuar pamjen e saj. Flokët e saj brune kaçurrelë ishin ndarë anash dhe i binin në mënyrë elegante sipër shpatullave.

67316343 11712639 image a 20 1675503398788

Elena ka treguar mbështetjen e saj për motrën e saj më të vogël në mediat e saj sociale dhe së fundmi ka promovuar këngën më të fundit hit të Ritës, “You Only Love Me”.

67315103 11712443 Recognition Thus far she has garnered numerous accolades along w a 60 1675498228710

Dy motrat u shprehën në të kaluarën se si punojnë së bashku si një 'skuadër', sipas The Mirror UK, duke shpjeguar gjithashtu se Elena ka qenë në krah të këngëtares që kur ajo u bë e famshme dhjetë vjet më parë në 2012.

“Unë jam po aq krenare për suksesin sa Rita. Por supozoj se publiku e sheh vetëm reagimin e saj ndaj kësaj. Ndihet si një gjë ekipore. Është e qartë se publiku thjesht e sheh Ritën, por për ne kështu është”, ishte shprehur motra e yllit.

67314435 11712443 Beautiful Her curly brunette locks were parted to the side and e a 1 1675499545333

Rita u fotografua gjithashtu me Francisco Costa, drejtorin kreativ të 'Calvin Klein', dhe dyshja e lumtur pozuan për foto së bashku.

Winnie Harlow u pa gjithashtu në eventin e Ritës, ajo veshi një bluzë me korse të printuar që shfaqte vepra arti, duke përfshirë pantallonat e njëjta.

67315105 11712443 Stylish duo Rita was also pictured with Francisco Costa the crea a 69 1675498228998

Alessandra Ambrosio ishte po ashtu pranishme për të mbështetur këngëtaren dhe shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në një mini-fustan të bardhë që përmbante detaje të theksuara në krahun e djathtë të veshjes.

Të ftuar të tjerë në eventin e yllit të muzikës përfshinin: Kristen Stewart, Kate Beckinsale, Tia Mowry, Chloe Sims, Vas J Morgan. /Telegrafi/

67315517 11712443 Dazzling To accessorize her look the Brazilian born supermodel a a 57 1675498228600

67315523 11712443 Busy night Winnie Harlow was also seen at Rita s event after sto a 70 1675498229047