Rita Ora mahniti me dukjen teksa po shkonte në një dyqan tw Primark në Londër të mërkurën për të promovuar bashkëpunimin e saj me markën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, ishte e veshur tërësisht të zeza e cila përmbante një pallto lëkure të lidhur me rripa, pantallona dhe çizme të ngjashme deri tek gjuri.


Ajo e përfundoi 'look'-un me një çantë lëkure të zezë me shkëlqim dhe një palë syze dielli gjithashtu të zeza.

76984335 12671049 All Black s Rita Ora stunned in a PVC ensemble as she headed to  a 2 1698243755257

Rita, e cila u martua me regjisoren Taika Waititi vitin e kaluar, lansoi bashkëpunimin Rita Ora x Primark në shtator.

Bashkëpunimi u përball me reagimin e fansave të cilët ishin të zhgënjyer që Rita do të promovonte modën e shpejtë dhe tw lirw dhe skeptikë nëse një milioner do të bënte pazar në Primark.

"Rita Ora x Primark" është një bashkëpunim ndërkombëtar me shumë sezone që i lejon klientët e Primark-ut të blejnë stilin e famshëm dhe unik të Ritës për një shumë më të ulët.

76984417 12671049 Beaming with pride She finished the look with a shiny black leat a 4 1698243755259

Duke komentuar partneritetin, Rita tha: “Gjatë gjithë jetës sime kam dashur gjithmonë të dukem me stil dhe kur isha më e re, nuk mund ta kisha bërë këtë pa Primark".

“Unë gjithmonë mund ta zgjas buxhetin tim me kaq shumë pjesë të shkëlqyera nga Primark. Sinqerisht, atëherë mësova se si të bëhesha kreative dhe të luaja me modën", u shpreh Rita.

"Krijimi i këtij koleksioni me Primark ka qenë shumë nostalgjik për mua dhe mezi pres që bota ta shohë atë!", tha ajo.

76984325 12671049 Stylish The singer 32 wore an all black outfit which featured a  a 3 1698243755258

Krijuesja e "RIP" është aktualisht trajner në "The Voice Australia" dhe pritet të jetë paneliste në "The Masked Singer" (SHBA) vitin e ardhshëm.

Rita i është rikthyer gjithashtu muzikës, duke lëshuar albumin e tretë "You & I" në korrik - njëmbëdhjetë vjet pasi albumi i saj debutues pushtoi top listat britanike.

Ajo ka shijuar një lidhje me bashkëshortin Taika që nga viti 2021, dhe më parë ishte në lidhje me Rob Kardashian dhe Calvin Harris. /Telegrafi/