Projekti i Muzeut Etnografik të Tiranës ka nisur që të vihet në jetë me një veshje tradicionale shqiptare të veçantë, e cila është veshur nga Rita Ora.

Gjatë muajit shkurt artistja shqiptare me famë botërore, publikoi EP-në (mini-albumin) e quajtur “Bang”.


E në klipin e këngës me emër të njëjtë ajo u shfaq e veshur me kostum tradicional i cili mori shumë vëmendje.

ritaora 150572145 809178842966272 4706911637023564436 n Foto: Instagram

Lajmin se kjo veshje do t’i dhurohet Muzeut Etnografik të Tiranës e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

ritaora 150976663 783465049193790 2510985906921257333 n Foto: Instagram

Përmes një postimi në Instagram, në të cilin fillimisht falënderon familjen e Ritës për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptar në Londër, ai jep po ashtu informacionin mbi veshjen e Ritës.

“Faleminderit nga zemra Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin tënd shqiptar, për ta filluar Muzeun Etnografik të Tiranës me një ‘BANG’!”, shkruan ai.

Kujtojmë se për realizimin e kësaj veshje ishte kujdesur dizajneri nga Prishtina, Valdrin Sahiti, bashkëpunim për të cilin i përgëzoi edhe Presidentja Vjosa Osmani.

“Muzeu Etnografik i Tiranës” do krijohet brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve” dhe bashkë me të tjera sende do të ekspozohet edhe kostumi i veçantë i Ritës. /Telegrafi/

ritaora 150572146 329040488527514 5773479738391580032 n Foto: Instagram

ritaora 150611241 1883507078494124 7027476407616132680 n Foto: Instagram

ritaora 151228587 2186954581441047 43679753721038183 n Foto: Instagram