Rita Ora ka dalë nga aeroporti i Sydneyt së bashku me motrën e saj Elenën.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop mbërriti me një limuzinë dhe kaloi me një valixhe të vogël të kuqe me rrota, shkruan DailyMail.


33-vjeçarja mbante një shishe uji të markës “Frank Green” ngjyrë rozë dhe jeshile të ndezur, e cila ishte monogram me emrin e saj dhe një zemër të gravruar në argjend.

ri1 1

Rita tregoi figurën e saj mbresëlënëse të trupit me një veshje të ngushtë, duke përfshirë një bluzë me mëngë të shkurtra.

Ajo e kombinoi atë me dollakë të zeza, të veshura me çorape shumëngjyrëshe dhe atlete të errëta të markës “Nike”.

ri2 1

Interpretuesja e hitit “Only Want You” dukej se kishte një makijazh minimal të aplikuar në fytyrë dhe kishte vënë syze dielli.

Rita i tërhoqi flokët e saj në një topuz dhe e përfundoi veshjen me byzylykë dhe rruaza.

ri3 1

Kjo vjen pasi këngëtarja më në fund konfirmoi në janar se ajo dhe regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, zyrtarisht ishin martuar dhe ishin bërë burrë e grua.

Duke folur në Heart Radio Breakfast, ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.

ri4 1

“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në klipin tim të ri po luaj në atë që mund të ishte”.

Duke folur për ditën e madhe të martesës, Rita tha: “Ishte e përsosur. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t'i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ka qenë e këndshme dhe e ëmbël”.

ri5 1

“Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një dasmë të madhe”, theksoi Rita.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di... Nuk kam vendosur ende”.

ri6 1

Publikimi i fundit muzikor i Rita Orës ishte kënga “You Only Love Me” në janar, kënga e saj e parë solo që nga viti 2020, “How To Be Lonely”.

Menjëherë pasi konfirmoi martesën e saj me Taikan, në klip ajo mund të shihet duke u përgatitur për një martesë imagjinare.

ri7 1

Interpretuesja e hitit “Your Song” aktualisht ndodhet në Australi për xhirimet e spektaklit “The Voice Australia”, ku për të tretin vit është trajnerë. /Telegrafi/

ri8 1

ri9 1

ri10 1

ri11

ri12

ri13

ri14