Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi janë kthyer në Australi.

Çifti ateroi në Aeroportin e Sydneyt të hënën, pasi hipën në një fluturim të “Qantas” nga Los Angelesi, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 32 vjeçe, ishte e veshur me tuta sportive, një kapuç gri të hirtë tregonte barkun e saj të tonifikuar.

tak1

Ajo e kombinoi veshjen sportive me një palë atlete bardhë e zi dhe një palë syze dielli të mëdha.

Ylli i muzikës pop kishte vendosur një kapele me dizajn kamuflazhi në kokën e saj.

tak2

Ajo dukej se kishte aplikuar një makijazh minimal në fytyrën e saj dhe i mbante flokët e saj ngjyrë karameli në stilin kaçurrela.

Interpretuesja e hitit "Let You Love Me" nuk kishte asnjë bagazh në tërheqje - pasi një ndihmës u pa pas tyre që merrte çantat e çiftit për ta.

tak3

Por megjithatë, Rita mbante me vete një çantë lëkure të zezë.

Taika, 47 vjeç, gjithashtu ishte i veshur sportiv, me kapuç blu dhe pantallona të shkurtra në të njëjtin ton të ndezur.

tak4

Ai qëndroi i ngrohtë i mbështjellë me një xhaketë të zezë sipër dhe kishte vendosur një kapele “Gucc”.

Regjisori e kompletoi veshjen e tij me një çantë në formë kryqi dhe një palë atlete të bardha.

tak5

Çifti shkoi drejt një veture të re në pritje, duke iu shmangur shiut në një ditë me re të Sydneyt.

Kjo vjen pasi Rita u ngjit në skenë për një performancë në Dubai të premten mbrëma.

tak6

Ajo performoi për natën e hapjes së “ZUHA Island by Zaya”, një koleksion me 30 vila ultra luksoze buzë detit në një ishull privat në Dubai. /Telegrafi/

tak6 1

tak7

tak8

tak9

tak10

tak11

tak12

tak13

tak14

tak15

tak16

tak17