LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe Jay-Z tejkalojnë mosmarrëveshjet, këngëtarja e quan “ylli më i madh në botë”

Rita Ora dhe Jay-Z tejkalojnë mosmarrëveshjet, këngëtarja e quan “ylli më i madh në botë”
(Foto: Getty Images)

Rita Ora dhe Jay-Z duket se u kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve nga e kaluara.

Këngëtarja shqiptare dhe moguli i muzikës botërore kaluan gjashtë muaj nëpër gjykata në vitin e kaluar, mirëpo 27-vjeçarja ka vetëm fjalë të mira për të.

(Foto: Getty Images)

“Oh, ai është shumë i mençur. Që nga fillimi, truri i tij punon vazhdimisht, atij nuk i ik asgjë”, citon Metro fjalët e Ritës kur është pyetur për reperin në ndejën para ndarjes së çmimeve Grammy.


https://m.youtube.com/watch?v=XQIEmpLYAJU

“Mendoj se aftësia më e madhe është që të jesh në gjendje të shohësh në 360 shkallë dhe të vazhdosh të jesh ylli më i madh në botë”, ka shtuar këngëtarja.

(Foto: Getty Images)

Kompania e Jay-Z kishte kërkuar dëmshpërblim prej 2.4 milionë dollarësh nga Rita, duke pohuar se ajo e ka shkelur marrëveshjen me ‘labelin’ e tij.

Rita Ora dhe Bebe Rexha u bënë bashkë për të pozuar para fotografëve (Foto)
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Bebe Rexha u bënë bashkë për të pozuar para fotografëve (Foto)

Sidoqoftë, më pas u arrit marrëveshje mes dy palëve dhe këngëtarja shqiptare nënshkroi me Atlantic Records.

(Foto: Getty Images)

“Është thuajse një rilindje e Ritës. Është një lamtumirë e këndshme ndaj të gjitha tyre që nuk kanë besuar tek unë që nga fillimi”, kishte thënë asokohe Rita.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë është duke shijuar sukses të madh në muajt e fundit me këngët “Anywhere” dhe “For You”, kjo e fundit e realizuar në bashkëpunim me Liam Payne, si kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori