LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me 13 këngë që kanë tejkaluar shifrën e së paku 100 milionë dëgjimeve në Spotify

Rita Ora me 13 këngë që kanë tejkaluar shifrën e së paku 100 milionë dëgjimeve në Spotify

Artistja me renome ndërkombëtare, Rita Ora, njihet si një prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme në mbarë botën.

Diskografia e saj është e pasur me këngë të shumta, shumica prej të cilave janë hite me miliona dëgjime në të gjitha platformat muzikore.

Tashmë 13 nga këngët e saj kanë tejkaluar shifrën prej më së paku 100 milionë dëgjimesh në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.


Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo është bërë e ditur nga një prej faqeve të fansave të cilët përcjellin me interes zhvillimet e këngëtares.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Lista kryesohet nga bashkëpunimi i saj me Aviciin, “Lonely together”, që ka mbi 549 milionë dëgjime, vazhduar nga “Your Song” me 520 milionë dhe “Anywhere” me 450 milionë sosh.

"Mural Fest" - festivali që ka zbukuruar qytetin e Ferizajt, në krye me punimin artistik të Rita Orës
Lexo po ashtu "Mural Fest" - festivali që ka zbukuruar qytetin e Ferizajt, në krye me punimin artistik të Rita Orës

Ndërkohë tri këngët e fundit që i janë shtuar listës së 100 milionë + janë “I Will Never Let You Down” me 160 milionë dëgjime, “Only Want You” me 103 milionë dhe së fundmi “Body On Me” (bashkëpunim me Chris Brown), me 103 milionë dëgjime.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita sivjet ka nxjerr në shitje edhe mini-albumin e saj “Bang”, i cili është pritur mirë nga publiku.

Ajo mori veçanërisht vëmendjen e shqiptarëve, kur në një nga klipet e këtij albumi, përkatësisht në klipin “Big”, u shfaq me veshje tradicionale shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
Kalo në kategori