LAJMI I FUNDIT:

Ripërtritje e rublës ruse

Ripërtritje e rublës ruse

Rubla ruse ka vazhduar të ripërtrihet kundër euros dhe dollarit amerikan, në dy ditët e para të tregtisë në vitin 2017, pasi vitin 2016 e përfundoi si monedha e dytë me performancën më të mirë në mesin e tregjeve të monedhave në zhvillim.

Monedha ruse, rubla, dje e përfundoi këmbimin në nivelin 60.1 ndaj dollarit amerikan dhe 62.7 ndaj euros.

Megjithatë, monedha ruse ende është larg nivelit që i kishte në krahasim me këto dy monedha, para imponimit të sanksioneve, nga ana e shteteve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë, në vitin 2014.


Ngritja aktuale e rublës së Rusisë konsiderohet se po ndodhë për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe optimizmit për mundësinë e kthimit të rritjes në ekonominë ruse.

Po ashtu, konsiderohet se pozitivisht ka ndikuar edhe mundësia e përmirësimit në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, nën presidencën e Donald Trumpit.

Performancë më të mirë se rubla ruse, gjatë vitit 2016 ka treguar vetëm monedha e Brazilit, real, që ka shënuar forcim për 70% ndaj dollarit amerikan, gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/