LAJMI I FUNDIT:

Rinia e PDK-së kërkon dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Rinia e PDK-së kërkon dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Përmes një aktiviteti simbolik, para Komunës së Prizrenit rinia e PDK-së ka numëruar disa veprime të kryetarit Haskuka, që sipas tyre kanë qenë dështim, transmeton Telegrafi.

Në aktivitetin e Rinisë Demokratike, lidhur me gjendjen në Prizren, ishte i pranishëm kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.


Bislimi, theksoi se qyteti emblematik Prizreni, ka dy vite që është katandisur nga aferat, korrupsioni dhe premtimet e pa mbajtura, duke u zotuar se ashtu si lideri Kadri Veseli, edhe rinia demokratike dhe të gjithë qytetarët, qëndrojnë fuqishëm kundër krimit të organizuar.

Ai po ashtu, theksoi se rinia nuk do të ndalet ta denoncojë patriotizmin e rrejshëm të shfaqur në Kuvend, angazhimin për drejtësi si dhe përkrahjen e themelimit të Gjyqit ndërkombëtar kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Skandali i parë i evidentuar sot, ishte shpallja fituese e tenderit për pastrimin e qytetit për një kompani nga Podujeva, ku në aplikimin e saj për këtë tender, kompania ka aplikuar me librezat e makinave në gjuhen serbe që bie në kundërshtim me sloganin e bashkimit. Me të drejtë shtrohet pyetja, me cilin shtet rekomandon Vetëvendosja bashkim, potencoi  Adri Krasniqi, kryetar i Degës së Rinisë Demokratike në Prizren.

“Punësimet e militantëve dhe familjarëve të partisë në pushtetin lokal, premtim që ishte proklamuar se do ta luftojnë nepotizmin, ndërsa sot, dukuri themelore është nepotizmi në komunën e Prizrenit. Dështim tjetër i rëndë është largimi i një profesionisti në arsim dhe zëvendësimi i tij me një refer futbolli. Premtimi i bërë për shujta për nxënës nëpër shkolla, është i pa realizuar”, theksoi Adri Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
“SafeJournalist” reagon për situatën në KPM: Hap i rrezikshëm drejt politizimit

“SafeJournalist” reagon për situatën në KPM: Hap i rrezikshëm drejt politizimit

Lajme
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori