Rina Lipa bën debutimin në film, pjesë e "A Gangster’s Life”

Rina Lipa, motra e këngëtares së njohur Dua Lipa, do të debutojë në kinematografi me rolin e saj të parë në filmin britanik “A Gangster’s Life”, që do të dalë në versionin digjital në Mbretërinë e Bashkuar më 19 janar, përmes Miracle Media.
Ajo do të luajë përkrah aktorëve Jonny Weldon (i njohur nga One Day) dhe Tony Cook (Dune: Part Two).
Në këtë film, Rina interpreton Scarlett, një anëtare pa mëshirë e një bande të rrezikshme, e cila përdor dy skemtarë të vegjël, Ant (Cook) dhe Dick (Weldon), si pjestarë në aktivitetet e tyre kriminale.

Historia tregon se dyshja, pasi hasin gangsterin e egër londinez Emery (Tomi May), futen në botën e tij të errët të krimit, por më vonë përfundojnë duke ikur në Greqi pas një vrasjeje brenda bande.
Filmi, i cili shënon debutimin si regjisor të Zak Fenning, frymëzohet nga klasikët e filmave gangsterë si “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” dhe “The Gentlemen”.
Në kastin e tij janë edhe Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya.
Rina ndjek gjurmët e motrës së saj, Dua, e cila ka pasur role në filma të njohur si në "Barbie" (2023) dhe "Argylle" (2024).
- YouTube www.youtube.com
“A Gangster’s Life” premton të jetë një film i tensionuar kriminal me traditë gangsterësh britanikë, duke sjellë një debutim të fuqishëm për Rinën në ekranin e madh. /Telegrafi/



























































