Shuma prej rreth 44 milion lekësh, është pjesë e fondit të kontigjencës. Me këto njësi vendore shkon në 60 % numri i bashkive e komunave që u rimbursohet blerja e kasave fiskale.

Por ende nuk ka përfunduar proçesi i rimbursimit për 2 qytete që zënë një peshë të rëndësishme në botën e biznesit në vend, Tiranën e Durrësin.


Këshilli i Ministrave vendosi në fillim të vitit që të kompensojë vlerën e taksës së biznesit të vogël për të rimbursuar kasat e bizneseve të vogla, pas protestave të tregtarëve. Vlera e një kase mesatarisht është 450 euro./Telegrafi/