Frank Lampard është rikthyer te Chelseat dhe bashkë me të mund të kthehet edhe lista e gjobave që ai i kishte vendosur në herën e parë kur ishte në kryes të Bluve të Londrës.

Lista famëkeqe e Lampard u fut në kornizë dhe u vendos në mur në terrenin stërvitor të Chelseat në Cobham dhe u zbulua gjatë sezonit 2019/20, kur ai ishte i pari në krye të klubit.


Lista, e cila shfaqte nënshkrimin e Lampard në fund të fletës, tregonte se një grumbullim total i gjobave arriti në rreth 53,000 funte, megjithëse çdo pagesë që nuk ishte bërë në kohë duhej të dyfishohej.

LAMPARD

Lojtarët mund të faturohen për vonesë në stërvitje ose thjesht për veshjen e gabuar në ditën e ndeshjes.

Sipas listës, mbërritja me vonesë në Cobham për stërvitje do të thoshte 2,500 funte dënim. Megjithatë, vonesa për seancën stërvitore do të shkonte në 20,000 funte.

EJLSzwjXkAER1RV

Nuk është e qartë nëse Lampard e mbajti listën e tij për sezonin e ardhshëm kur u shkarkua dhe në vend të tij u vendos Thomas Tuchel.

Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Tuchel në vitin 2021 para se ai të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga Graham Potter.

Më poshtë keni listën e 12 rregullave:Vonesë për ditën e ndeshjes / Largimi nga ekipi i parë – 2,500 funte dënim Vonesë për paraqitje në trajnim – 2,500 funte (plus 2.500 funte pas çdo vonese tjetër prej 15 minutash) Vonesë në palestër – 1.000 funte Vonesë për stërvitje – 2,500 funte Vonesë për takimet me ekipin – 500 funte për minutë Vonesa për fillimin e stërvitjes – 20,000 funte Thirrja telefonike gjatë ushqimit ose takimit me ekipin – 1000 funte Veshja e gabuar për ndeshjet mysafir dhe ditën e ndeshjes – 1000 funte Mos kthimi me ekipin pas ndeshjes me autobusin e ekipit pa dhënë njoftim 48 orë më herët te menaxheri ose ndihmës menaxheri – 5 mije funte  Refuzimi i detyrave të klubit apo komunitetit – 5,000 funte Raportimi me vonesë i sëmundjes ose dëmtimit një ditë ose 1 orë 30 minuta para stërvitjes – 10,000 funte Vonesë për takimet mjekësore – 2,500 funte/Telegrafi/

telegrafi sport app