LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur

Neymar Junior thuhet se mund të bëjë një rikthim befasues të Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, vetëm gjashtë muaj pas rikthimit te Santosi.

Sipas El Gol Digital, emri i Neymar është rishfaqur në bisedat rreth Barcelonës, me drejtorin sportiv Deco dhe të tjerë që konsiderojnë mundësinë e rikthimit të tij në klub.

Sulmuesi brazilian, që dikur shihej si pasardhësi i Messit, u largua papritur, por tani ka ringjallur karrierën e tij me Santos në Brazil pas qëndrimeve në Arabinë Saudite me Al Hilal.


Pavarësisht se është në Brazil, Neymar është ende mbresëlënës me performancat e tij, duke shfaqur shkrepje të talentit të tij.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar”, Neymar flet për rikthimin e tij në Santos
Lexo po ashtu “Nuk ka fjalë për të përshkruar”, Neymar flet për rikthimin e tij në Santos

Së fundmi, ai luajti pjesën e dytë në një ndeshje kundër Botafogo, duke shfaqur driblimin dhe aftësinë e tij për t’u përballur me kundërshtarët. Ndërsa ritmi i tij është ngadalësuar, ai gradualisht po rimerr formën e tij.

Barcelona po monitoron nga afër progresin e Neymar, me Deco veçanërisht të interesuar për ta rikthyer atë për verën e ardhshme.

Ndonëse mund të jetë e vështirë për të që të largohet nga Santos, një projekt ambicioz mund ta bindë atë që të kthehet në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori