Mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në Post Big Brother VIP Albania pati një rikthim të momenteve dhe debateve të formatit të famshëm.
Një nga këta ishte edhe rikthimi i Kiarës në shtëpi, ku u vërejt nga të gjithë banorët një ndryshim në sjellje.
Duke folur për rikthimin, moderatorja theksoi se donte të rregullonte gabimet e bëra herën e parë për shkak të presionit dhe sepse ishte e bindur se sjellja e saj do të komentohej shumë nga jashtë.
“Unë si natyrë jam e tërhequr, ama kur bie Brenda jam kokë e këmbë. Gjithmonë i vë barriera vetes se I frikësohem gjërave që do vijnë. Është pjesë e natyrës sime. Për pjesën e rikthimit kam dashur të rregulloj disa nga gabimet e mia që aty Brenda për shkak të presioneit mund të kem reaguar keq. Sido të hyja unë, prap do komentohesha me lupë. Nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim për të mërzitur kaq shumë njerëzit”, u shpreh ajo.
Luizi nga ana tjetër tha se i bëri shumë përshtypje sjellja e Kiarës por sipas tij, ajo u tregua më e afërt pasi mori konfirmimin nga prindërit e saj.
“Rikthimi i saj, për hir të vërtetës, më ra edhe mua në sy sjellja e saj. Ishte shumë e sigurtë, ishte e vendosur. Unë prita pak se thash mos është ndonjë lojë e saj se kjo ka dal jashtë, Kjo ka dalë jashtë ka pasur një martesë me mua Brenda, kishim Shën Valentinin që e përforcoi. Kjo vajzë ka një familje jashtë. Kiara e kishte me siklet, më thoshte dua të takoj një nga familjarët e mia. Doli jashtë, mori konfirmimin nga familja”. /Telegrafi/