Qyteti që nuk fle kurrë më në fund po qëndron zgjuar pas 14 muaj mbylljeje nga pandemia. Asnjë qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara nuk u godit aq rëndë sa Nju Jorku, ndaj rihapja e jetës së natës atje është një shenjë shprese për shumë njerëz në të gjithë botën.
Mbrëmja e së premtes në qytetin e Nju Jorkut u shoqërua me shumë festime. Ishte fundjava e parë që nga fillimi i pandemisë që baret dhe restorantet u hapën pa kufizime për të vaksinuarit. Christina Albert thotë për Zërin e Amerikës se qyteti ka filluar të gjallërohet.
“Pandemia na goditi rëndë. Ndaj është mirë të shohësh që të gjithë njerëzit kanë dalë, janë miqësorë dhe po argëtohen.”
Tani lejohet plotësisht edhe ngrënia brenda restoranteve dhe metrotë kanë rifilluar shërbimin 24 orë. Ishte një ndryshim i madh nga një vit më parë, kur Christinashkoi të banonte atje.
“Ishte një qytet fantazmë. Jam shumë e lumtur që jeta po rikthehet.”
Brenda një restoranti në lagjen e famshme “Hell’s Kitchen”, mësuesi Daniel Ercilla kritikon ata që u larguan.
“Ju që braktisët Nju Jorkun, jeni fare pa mend,” thotë ai.
Më shumë se 3.4 milion njujorkezë, rreth 41%, janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
“Ne ende përdorim maskat kur është e nevojshme. Po përpiqemi të balancojmë argëtimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, thotë Daniel Ercilla.
Jonilda Rosario, bashkëpronare e një bar-restoranti, thotë për Zërin e Amerikës se gjërat po ndryshojnë për mirë.
“Jemi të lumtur që po shohim fillimin e kthimit tek normalja. Nga izolimi, tani mund të kemi njerëz të familjes në dhomën e pritjes.”
Për Anton Dayrit, kuzhinier dhe pronar i restorantit filipinas Tradisyon, ky është momenti i duhur.
“Ne u hapëm një javë para bllokimit në 2020, dhe u detyruam të mbyllemi. Restoranti është plot dhe ka njerëz që presin radhën. Nju Jorkut po i kthehet etuziazmi.”
Rrugët dhe restorantet gumëzhinin nga klientët e shumtë.
“Unë, restoranti dhe ekipi im jemi mirënjohës që situata po përmirësohet.”
Jarrett Mager, menaxher i përgjithshëm në “Bar Nine” kishte improvizuar në rrugë një skenë me muzikë, pije dhe ushqim. Ashtu si para pandemisë.
Në restorantin kuban, Guantanamera, pronari Mario Zarate po i shërben një klientele të plotë.
“Nuk kam dyshuar kurrë tek rikthimi i Nju Jorkut. Nju Jorku do ta marrë veten dhe do të jetë më mirë se më parë.”
Pas më shumë se një viti kufizimesh, nju jorkezët po dëshmojnë edhe një herë se janë qyteti që nuk fle kurrë. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi