BKT Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas një pushimi për rreth dy muaj.

Gara për titull, një vend në Evropë dhe mbijetesë është shumë e ashpër dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.


Sot fillon zyrtarisht edicioni pranveror, ku në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 19-të.

Lideri aktual i BKT Superligës, Gjilani do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi do të përballet me Drenicën në udhëtim në Skenderaj.

246620168 1630053697338051 5999505625656232920 n

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion, por që në asnjërin takim nuk pati fitues.

Ndërkohë Drita e Gjilanit do ta zhvilloj ndeshjen si vendas në stadiumin 'Sami Kelmendi' në Lipjan.

Drita Feronikeli

Gjilanasit janë favorit për ta fituar takimin me Feronikelin dhe realisht shihet si ndeshja më e lehtë në letër për Dritën.

Të gjitha takimet e ditës së sotme në BKT Superligë startojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/ BKT Superliga e Kosovës E shtunë

13:00 Drita - Feronikeli
13:00 Drenica - Gjilani
13:00 Ballkani - Dukagjini

telegrafi sport app