Rikthehen kolonat në pika kufitare, mbi 1 orë pritjet për të dalë nga Kosova

Në disa prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është rikthyer ngarkesa në qarkullim, duke shkaktuar pritje të zgjatura për qytetarët që po dalin nga vendi.
Të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se, gjatë orëve të mëngjesit, në vendkalimet Merdarë dhe Dheu i Bardhë koha e pritjes për dalje nga Kosova shkon deri në 80 minuta.
Në Merdarë është raportuar kolonë automjetesh që arrin rreth 600 metra, ndërsa në pikën kufitare të Dheut të Bardhë kolona vlerësohet të jetë afërsisht 400 metra e gjatë.
Ndërkohë, në vendkalimet e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































