LAJMI I FUNDIT:

Rikonstruktimi i gjirit te gratë, QKUK ka nevojë për implante  

Rikonstruktimi i gjirit te gratë, QKUK ka nevojë për implante  
Foto: Ilustrim

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në mbarë botën. Edhe kur tejkalohet sëmundja, gratë e përjetojnë keq edhe një periudhë tjetër, e cila është jetesa me një gji.

Por kohëve të fundit, Kirurgjia Plastike ka hapur dyert për të gjitha gratë që e kanë kaluar këtë sëmundje  dhe të cilat duan të bëjnë rindërtimin e gjirit të tyre.

Drejtoresha e Klinikës Kirurgjike, Violeta Zatriqi ka thënë në emisionin Radar në RTV Dukagjini se kjo iniciativë ka filluar pak muaj më parë, dhe se ky intervenim kryhet falas në QKUK.


“Ne si staf i Klinikës Kirurgjike kemi marr iniciativën në muajin tetor i cili edhe është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit. Kemi dashur sensibilizimin e grave në gjithë Kosovën, që e kanë kaluar këtë sëmundje, të vijnë dhe të na takojnë në QKUK. Ne kemi arritur të marrim vëmendjen e tyre dhe të kthejmë buzëqeshjen e shumë grave. Ne kemi filluar me operacionet e para në muajin dhjetor me donacione nga jashtë dhe aktin e fundit e kemi përfunduar javën e kaluar”, tha ajo.

Atëherë kur lista veçse ka filluar të rritet, kirurgu plastik Korab Berisha tha se është rritur edhe nevoja për donacione për blerjen e implanteve, pa të cilat është e pamundur të kryhen këto operacione.

“Këto implante janë jashtëzakonisht të rëndësishme për kryerjen e këtyre operacioneve. E dimë që kostoja e tyre është e lartë, por janë të nevojshme. Të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë në blerjen e tyre mund të vijnë në klinikë dhe të ndihmoj këto gra, të cilat po presin që të hyjnë në operacion”, tha ajo.

Kirurgu Ylber Zejnullahu ka thënë se për të gjithë  gratë që frikësohen t’i nënshtrohen këtij operacioni, është e nevojshme të dinë se çdo gjë shkon me faza. Ato i nënshtrohen pyetjeve të shumta por edhe kontrolleve para operimit.

“Lista është e gjatë, 100 veta kanë ardhur, e 60 I kemi në listën e ngushtë. Por së pari ata do t’i nënshtrohen pyetjeve se cilat kanë të drejtë që t’i nënshtrohen operacionit  dhe nuk rezulton ndonjë problem. Ne sigurohemi që s’ka komplikacion të sëmundjes, e më pastaj fillojmë me rikonstruktim”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori