Riki publikon këngën e re "Pse po lun", vjen me klip të veçantë
Këngëtari i ri Riki, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Pse po lun” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike dhe e përshtatshme për stinën e verës.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Vedat Lushtaku, gjersa për tekstin është kujdesur EF Production.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe sjell një atmosferë verore.
Xhirimet janë kryer në një prej vendeve më të bukura në jugun e Shqipërisë, në Zvërnec.
Ana vizuale e projektit i është besuar Bleri Production. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































