LAJMI I FUNDIT:

Rihanna vjen me një prerje të re flokësh, zgjedh llojin më interesant të ballukeve

Rihanna vjen me një prerje të re flokësh, zgjedh llojin më interesant të ballukeve

Është tashmë fakt: Rihanna duket e mrekullueshme me çdo model flokësh.

Ne kemi parë prerje të stilit të viteve ’70, ’80, ’90 dhe madje ka eksperimentuar me ngjyra neoni. Të vetmen gjë të përbashkët që kanë secila prej këtyre pamjeve? Ajo shkëlqeu në secilën pa mundim.

Tani, këngëtarja dhe sipërmarrësja postoi një seri fotografish në Instagram për të promovuar koleksionin e saj festiv për markën e të brendshmeve Savage x Fenty.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)


Përveç se duket krejtësisht e zjarrtë në një komplet të brendshmesh në ngjyrë vjollce, Rihanna ka flokë të drejtë super të gjatë. Por, detaji që mori vëmendje ishin balluket.

Në foto, Rihanna ka balluke shumë, shumë, shumë të shkurtra që mezi i dallohen – dhe sigurisht, ajo duket e pabesueshme, ashtu siç bën me çdo model flokësh që provon.


Sa i përket grimit, ajo ka vendosur penel të zi kombinuar edhe me ngjyrën e errët në kapakun e syve.

Ajo shkroi krahas fotografive: “Sezoni i pushimeve do të jetë ekstra”, teksa mund të shihet duke pozuar me disa llambadarë të mëdhenj dhe të bukur kristali. /Telegrafi/

Foto: Instagram