Nëse jeni fans/e e Rihannas dhe keni të holla shumë, atëherë kjo rezidencë në Londër është shtëpia perfekte për ju.

Në treg prej 32 milionë funtash, prona me tetë dhoma gjumi - e cila thuhet se kushton 18 mijë funtash për një javë me qira - gjendet në lagjen më të kërkuar në Londër - St John's Wood.


Shtëpia vjen e kompletuar dhe e dekoruar në çdo detaj, me një garazh të madh, një palestër, gjashtë banjo dhe dy kate të tjera për argëtim si dhe mobiliet me stil të përdorura nga Rihanna gjatë kohës së saj në kryeqytet.

33056120 8722417 image a 10 1599830332185 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

Pasi që u kthye në ShBA, krijuesja e hitit “Umbrella” kaloi më shumë se një vit duke jetuar fshehurazi në Londër - deri kur u zbulua gjatë një interviste në 2019 se ajo bleu shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar.

Blerësi me fat i shtëpisë së saj të dikurshme do të ketë qasje të lehtë në dyqanet përgjatë rrugës 'Finchley', 'St John's Wood High' dhe hapësirave të 'Primrose Hill' dhe 'Regent's Park'.

Me një kopsht luksoz, prona pesë katëshe përmban gjithashtu ngrohje nën dysheme dhe madje edhe një ashensor për mysafirët.

33056088 8722417 image a 16 1599830368587 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

Rihanna - e cila po dilte me miliarderin saudit Hassan Jameel ndërsa jetonte në pronë, para fundit të marrëdhënies së tyre në janar të këtij viti - tha në një intervistë të mëparshme se pëlqente të jetonte në Londër me anonimitetin që sjell të qenit në një qytet të madh.

“Më pëlqen të shëtis nëpër bllok. Kur shkoj në këmbë, përpiqem të mbaj pak të fshehtë”, tha ajo për New York Times.

33056122 8722417 image a 13 1599830359643 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

Më poshtë ua sjellim disa pamje të shtëpisë luksoze të Ririt:

33056098 8722417 image a 27 1599830506400 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

33056094 8722417 image a 26 1599830488054 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

33056132 8722417 The lucky buyer of her former home pictured will have easy acces a 1 1599854638265 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

33056124 8722417 image a 11 1599830357051 Rihanna ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Londër (Foto: Beauchamp Estates)

/Telegrafi/