Rihanna është parë në qytetin e New York City mbrëmjen e ditës së premte.

Biznesmenja u shfaq duke ecur e vetme, derisa më pas u takua me disa prej miqve të saj në një lokal, shkruan Daily Mail.


33-vjeçarja zgjodhi një veshje interesante, duke kombinuar një xhaketë dhe pantallona të gjera me ngjyrë të zezë e të kaltër.

40122068 9333517 image m 27 1615050555862

Përkundër se bënte ftohtë dhe kishte vënë rroba të trasha në trup, Riri vendosi që të mbathë edhe një palë sandale.

Tekstshkruesja mbante edhe një çantë të vogël gjatë shëtitjes dhe kapi flokët e bukura e të zeza pas kokës.

40122066 9333517 image m 29 1615050913582

Një paraqitje e tilla vjen pasi artistja muaj më parë kishte realizuar linjën e re të rrobave “Savage x Fenty”. /Telegrafi/

40123262 9333517 image a 33 1615052876781