LAJMI I FUNDIT:

Rihanna shfaqet tërheqëse teksa reklamon brendin e saj

Rihanna shfaqet tërheqëse teksa reklamon brendin e saj
Rihanna (Foto nga Dimitrios Kambouris/Getty Images for Bergdorf Goodman/Guliver)

Këngëtarja amerikane Rihanna, ka qenë e angazhuar për të ndihmuar në parandalimin e pandemisë coronavirus.

Ajo së fundmi përmes rrjetit social Instagram, ka mahnitur 81.7 milionë fansat e saj në lidhje me lansimin e saj të fundit Fenty, shkruan Daily Mail.

32 vjeçarja është shfaqur në një xhup të gjelbër teksa mbante një palë syze të brendit të saj më të ri, ndërsa në duar ajo ishte e mbushur me unaza të ndryshme.


https://www.instagram.com/p/B_52WwzHRjf/

Më pak se dy javë më parë, këngëtarja përmes disa postimeve provokuese ka shpalosur linjën e re të Savage x Fenty Xtra VIP.

Ajo ndau tre fotografi marramendëse të vetes nga një pishinë, e veshur me brendshme që dukeshin nën minifundin e veshur.

https://www.instagram.com/p/B_LoRVAHj6y/

Sipërmarrësja shpesh qëndron e zënë duke ndihmuar të tjerët, ku së fundmi u bashkua me Jay-Z dhe Jack Dorsey për t’i dhënë 6.2 milionë dollarë në përpjekje për të parandaluar COVID-19. /Telegrafi/