Javën e kaluar ajo lansoi linjën më të re të të brendshmeve nga brendi i saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Rihanna, e cila mjaft shpesh po shihet në rrugët e Santa Monica, shkruan Daily Mail.


Derisa po aludohet për albumin e nëntë të saj, artistja është parë pa makijazh ndërsa dilte nga një restorant.

35631062 8945443 image a 53 1605259637637

32-vjeçarja është shfaqur e veshur me rroba të gjera, të cilat ia mbulonin tiparet e mrekullueshme trupore.

Nuk kishte ndodhur që ajo të mos mbante ndonjë aksesorë luksoz, ndërsa në pah vihej çanta e markës ‘Chanel’.

35632078 8945443 image m 38 1605261298075

Një paraqitje e saj mori mjaft shumë vëmendje të audiencës, pasi jo shumë yje shfaqen pa makijazh.

Vlen të përmendet se nga ana profesionale, Riri nuk ka lansuar asnjë projekt që nga albumi “Anti” në vitin 2016. /Telegrafi/

35632080 8945443 image a 35 1605261291841