LAJMI I FUNDIT:

Rihanna premton projekte të reja muzikore, pesë vjet pas lansimit të albumit të fundit

Rihanna premton projekte të reja muzikore, pesë vjet pas lansimit të albumit të fundit

Rihanna premton muzikë të re, pesë vjet pas albumit të fundit “Anti”

Ylli i muzikës, Rihanna u ka premtuar fansave se shumë shpejt mund të presin projekte të reja muzikore nga ajo.

Fansat e saj kanë pritur gjatë për një album të ri nga ajo, që kur solli “Anti” në vitin 2016, dhe ajo i ka ngacmuar vazhdimisht ata për këtë.


Foto: Rihanna/Instagram

Kur u pyet se fundi nëse ajo po punon për projekte të reja muzikore, këngëtarja u përgjigj duke thënë “shumë shumë shpejt”.

33-vjeçarja më herët kishte premtuar po ashtu se ia vlen pritja e albumit të saj, duke thënë se do të jetë diçka më ndryshe ‘se që keni dëgjuar deri tani’, shkruan DailyMail.

Foto: Rihanna/Instagram

Krijuesja e hitit “Rude Boy” ka insistuar të thotë se po punon vazhdimisht në muzikë të re dhe pavarësisht se fansat e saj kanë kërkuar që të ndaj diçka me ta, ajo nuk do ta bëj këtë deri sa të jetë plotësisht e kënaqur me punën e saj.

“Unë jam duke punuar vazhdimisht në muzikë të re. Vetëm pse nuk kam lansuar një album të ri qe pesë vite kjo nuk do të thotë që nuk jam duke punuar për të”, ishte shprehur ylli nga Barbadosi.

Foto: AP

“Nuk do të nxjerr muzikë vetëm pse njerëzit po e kërkojnë atë. Do ta bëj që të vlej pritja – dhe do të ia vlejë”, ka thënë ajo tutje.

Miliarderja ka arrit suksese edhe si aktore dhe me markën e saj “Fenty”, por ajo insiston se në çfarëdo që punon duhet të jetë diçka në të cilën ajo vërtetë beson.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Ndërkohë, Rihanna së fundmi ribotoi të tetë albumet e saj në studio në ‘vinyl’ me botim të kufizuar.

Ato janë të disponueshme për t’u blerë tani përmes shoprihanna.com.

Krijuesja e hitit “Umbrella” publikoi albumin e saj debutues “Music of the Sun” në 2005. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori