Vitin që po lëmë pas ajo po e mbyll si miliardere, dhe sukseset e saj pritet të vazhdojnë edhe në 2022-ën.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe sipërmarrësen, Rihanna, e cila u shfaq në disa poza tejet atrkative në ditën e fundit të këtij viti.


Përmes faqes zyrtare të Instagramit, 33-vjeçarja e dëshmoi edhe një herë që është padyshim një prej femrave më të bukura në planet.

Screenshot 2021 12 31 160213 Foto: Rihanna/Instagram

Ylli i hitit “Work” shihet e veshur në të brendshme ngjyrë vjollcë me dantella, ndërsa pozonte pranë disa dyreve.

Këngëtarja e famshme kompletoi dukjen joshëse me flokët me gësheta dhe taka të larta me rripa.

Screenshot 2021 12 31 160149

Brenda pak orësh, foto morën mbi një milion pëlqime dhe mijëra komente, nga fansat e saj të shumtë, të cilët presin me padurim paraqitjet e saj.

Ndërkohë, kujtojmë që përkundër angazhimit të saj në markën e saj “Savage X Fenty”, dhe “Fenty Beauty”, Rihanna prej vitesh nuk ka lansuar një projek të ri muzikor, por një gjë të tillë pritet ta bëjë në vitin që po hyjmë. /Telegrafi/