Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna, është rikthyer në Los Angeles për të vazhduar projektet e saj të reja.

Kjo ka ndodhur pasi bukuroshja pati aksident me një skuter elektrik, çka shkaktoi të nxira në fytyrë, shkruan Daily Mail.


Ishte e lehtë të kuptohet se për të mbuluar të nxirat t’i mbulojë përmes një palë syzeve, ndërsa për shkak të pandemisë coronavirus, ajo mbante maskë mbrojtëse.

33154686 8730429 image a 27 1600078040354

E veshur me një këmishë të bardhë, në pjesën e poshtme ajo mbante pantallona të lëkurës, të cilat i theksonin linjat trupore.

Këngëtarja dukej se ishte në një xhirim, për të cilin nuk dihet nëse është për projekt muzikor apo për biznesin e saj.

33154692 8730429 image a 31 1600078130420

Përkrah dizajnerit të saj, Jahleel Weaver, ishte edhe reperi dhe miku i këngëtares, Toung Thug.

Ditë më parë, TMZ kishte raportuar se Rihanna kishte pasur një aksident me skuter elektrik, që i shkaktoi asaj të nxira në fytyrë. /Telegrafi/

33154676 8730429 image a 28 1600078093807