Rihanna është ndër këngëtaret me famë ndërkombëtare që ka treguar sukses edhe në sferën e biznesit.

Artistja që një kohë të gjatë është duke shpenzuar energjinë në 'Savage x Fenty', derisa po lanson linjat e reja të të brendshmeve, shkruan Daily Mail.


32-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, me të cilat ka lënë gojëhapur mijëra fansa.

38429312 9182513 image m 2 1611531625807

Zeshkania është parë me të brendshme të zeza, derisa përmes lëvizjeve provokuese theksonte tiparet e bujshme trupore.

Ajo merrte poza interesante para kamerës, teksa u pa duke shijuar një gotë shampanjë e edhe duke u shtrirë në krevat.

38429292 9182513 image a 3 1611531645272

Për shkak të kohës së shpenzuar në biznesin e saj, Rihanna nuk ka lansuar asnjë album që nga viti 2016.

38429302 9182513 image m 16 1611532385773

Kurse sa i përket jetës private, së fundmi po aludohet se ajo dhe ASAP Rocky janë në lidhje dashurie. /Telegrafi/

38429304 9182513 image m 17 1611533020083