Ridvan Murati konsiderohet të jetë njëri ndër aktorët më të mirë të serialit vendor, "O Sa Mirë".

Aktori u bë më i njohur dhe më i dashur te publiku shqiptar me rolin e Qabit, një afaristi shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër.


I njëjti po vazhdon të korrë suksese me profesionin e tij edhe jashtë vendit, teksa së fundmi ka bërë të ditur se është pjesë e një projekti zviceran.

70129968 376802289920962 8251285809508909056 n

Ai tashmë u bë pjesë e një filmi për televizionin nacional zviceran SRF, ku po punon me njërin nga regjisorët më të mëdhenj zviceran, i cili po ashtu e ka bërë edhe filmin “Schweizermacher”, që cilësohet si më i miri në 50-të vitet e fundit.

“Këtë rol e kam fituar me audicion, është rol shumë i rëndësishëm në film, xhirimet kanë filluar nga 27 gushti deri më 30 shtator në Zurich të Zvicrës, kasta e aktorëve gjithashtu është me emrat më të njohur në Zvicër”, ka thënë për Telegrafin Murati.

Aktori ndër të tjerash do jetë i angazhuar sërish në “O sa mirë”, dhe më pas në nëntor pritet të dalë premiera e një Stand - Up komedie në Zvicër. /Telegrafi/ 

70448365 386669951996112 4201822305891909632 n

69765952 756268874828834 6201284707808706560 n

70152595 1153335688197099 1711641391982968832 n