Riaktivizohet zjarri në Korçë, digjet një sipërfaqe e madhe me pisha

Është riaktivizuar sërish zjarri i rënë në pyjet e zonës së Vithkuqit në Korçë.
Mësohet se zjarri i rënë prej tre ditësh u shua për pak kohë, por është riaktivizuar sërish si pasojë e erës së fortë në zonë dhe temperaturave të larta.
Deri më tani raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha në pyjet e Vithkuqit.
Në terren kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Nga
Telegrafi
04/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































