Gjykata Administrative e Maqedonisë brenda 48 orësh duhet të marrë vendim nëse i pranon ankesat e parashtruara nga opozita maqedonase për parregullsi zgjedhore, duke qartësuar nëse do të ketë rivotime, shkruan REL.
Komisioni Evropian thotë se pret që sa më shpejtë të mblidhet përbërja e re parlamentare e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të formuar qeverinë e ardhshme të Maqedonisë e cila do të duhet të angazhohet në reformat në drejtësi në përputhje me marrëveshjet e arritura paraprakisht mes partive politike.
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, pasi është takuar me ambasadorin amerikan në Shkup Jess Baily, përmes një komunikate me shkrim ka bërë të ditur se nga diplomati amerikan ka kërkuar të respektohet vullneti i qytetarëve të cilët votuan për ndryshime.
“Shumica e qytetarëve në Maqedoni, kanë zgjedhur ndryshime në zgjedhjet parlamentare. Shumica e vullnetit qytetar patjetër duhet të respektohet. Republika e Maqedonisë do të fitojë Qeverinë e cila do të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.
Në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative njohësit e çështjeve politike thonë se rezultati i ngushtë mes partive kryesore maqedonase OBRM-PDUKM-së me 51 deputetë dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë me 49 deputetë të fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, e bën shumë të vështirë krijimin e një qeverie stabile.
“Formimi i një qeverie qoftë nga OBRM-PDUKM ose nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pavarësisht se nga cila parti do të drejtohej kuptohet duke marrë dy ose tre parti shqiptare do të ishte shumë e brishtë për shkak të numrit të ngushtë të votave që formojnë shumicën parlamentare”.
“Jo vetëm se në atë rast do të kemi një qeveri të brishtë por aq më pak do të kemi një qeveri cila duhet të marrë vendime të guximshme për shumë sfida që e presin Maqedoninë qoftë në realizmin e reformave rrënjësore në sistemin e drejtësisë si dhe zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Nikolla Dujovski analist politik.
Por, Xhelal Neziri, drejtues i Qendrës për gazetari Hulumtuese SCOOP, vlerëson se vendi po hyn në një krizë edhe më tëthellë.
Kjo, siç thotë, veçanërisht pas qëndrimit të shprehur nga ana e kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski se nuk do të njeh rezultatin e dalë nga rivotimi nëse këtë e mundëson Gjykata Administrative.
Neziri në këtë drejtim nuk përjashton mundësinë që Gruevski të mos certifikojë mandatet për deputetë të partisë së tij dhe të bojkotojë punën e Kuvendit.
“OBRM-PDUKM dhe Gruevski dëshiron të dërgojë një sinjal se çdo qeveri që do të përbëhej pa OBRM-PDUKM-në do të ishte një qeveri jo stabile pasi me mos njohjen e institucioneve kjo parti dëshiron që aktivitetin e saj kryesor ta zhvendos në rrugë pra konflikte që do të shkaktonin ato protesta”.
Mendoj se zgjedhjet në vend se të paraqisninzgjidhje tëkrizës ata po shëndërohen në një derë për futje të një faze të re të krizës në të cilën për një kohë të gjatë ndodhet Maqedonia” thotë Neziri.
Për të gjithë njohësit e çështjeve politike si opsione më të realizueshme mbetet varianti I formimit të një qeverie të zgjeruar ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike me një marrëveshje paraprakisht të arritur rreth obligimeve që duhet të realizojë ajo përbërje qeveritare.
Varianti i dytë shihet mundësia e krijimit të një qeverie në nivel ekspertësh e cila do të ketë për detyrë ta përgatis vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokalet që pritet të realizohen në pranverë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe