LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e para të hetimeve, Irani konfirmon: Dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit ukrainas

Rezultatet e para të hetimeve, Irani konfirmon: Dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit ukrainas

Dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit ukrainas të rrëzuar më 8 janar në Teheran, thuhet në rezultatet e para të hetimeve të kryera nga ekipi i aviacionit civil të Iranit.

“Hetuesit kanë pasur qasje në informacione dhe kanë konstatuar se dy raketa të tipit M1-TOR, ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit në veri të vendit”, thuhet në raportin e publikuar, transmeton Telegrafi.

Në tekst thuhet se po vazhdojnë hetimet rreth asaj se si raketat kanë mundur të ndikojnë në incident, duke premtuar se shumë shpejt pritet të dalin me analiza të plota rreth këtij veprimi.


Me këtë po konfirmohen raportimet e New York Times se dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit civil që ishte rrëzuar, dhe në të cilin kishin humbur jetën 176 persona përfshirë edhe ekuipazhin.

Kujtojmë që komandanti i forcave ajrore iraniane, gjatë 11 janarit kishte marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Teheran, duke shtuar se një ushtarë kishte menduar se aeroplani Boeing 737 ishte raketë. /Telegrafi/

 

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori