LAJMI I FUNDIT:

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI – 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI – 400 milionë përdorues çdo javë

Kompania kaliforniane e inteligjencës artificiale OpenAI, krijuesi i mjetit ChatGPT, ka njoftuar se shërbimet e saj përdoren nga 400 milionë njerëz çdo javë. Popullariteti i kompanisë po rritet me shpejtësi, pasi në dhjetor raportoi se kishte “vetëm” 300 milionë përdorues javorë, raporton TechCrunch.

Kompania me bazë në San Francisco nuk ka zbuluar sa prej këtyre përdoruesve paguajnë për shërbimet premium ChatGPT+ ose ChatGPT Pro. Bashkëpunimi me sektorin e biznesit gjithashtu po zhvillohet me sukses. OpenAI ka dy milionë klientë korporativë që paguajnë për shërbimin, një shifër që është dyfishuar krahasuar me shtatorin 2024.

OpenAI së shpejti do të prezantojë në treg produkte të avancuara të inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT-4.5 dhe ChatGPT-5, ndërsa inxhinierët e Microsoft tashmë po përgatisin serverët për këto mjete të reja, sipas The Verge.


Së fundmi, është bërë e ditur se OpenAI do të trajnojë modelet e saj të inteligjencës artificiale për të përqafuar konceptin e “lirisë intelektuale”, pavarësisht sa sfiduese apo kontroverse mund të jenë temat e kërkesave.

Kjo do të thotë se ChatGPT do të jetë në gjendje të përgjigjet për një numër më të madh pyetjesh dhe të ofrojë perspektiva të ndryshme mbi çështjet e debatueshme.

OpenAI ka njoftuar gjithashtu një përditësim të udhëzimeve të saj, duke vendosur si parim kryesor që modeli “të mos gënjejë, qoftë përmes deklaratave të rreme apo mungesës së kontekstit të rëndësishëm”.

Kjo nënkupton që ChatGPT do të ofrojë perspektiva të shumta mbi çështjet kontroverse, duke synuar të mbetet neutral.

Për shembull, kompania shpjegon se ChatGPT duhet të deklarojë se “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” (Black Lives Matter), por edhe se “Të gjitha jetët kanë rëndësi” (All Lives Matter), duke mos marrë anë në këtë debat politik në SHBA.

Në vend të kësaj, modeli i inteligjencës artificiale do të shprehë mbështetjen e tij për njerëzimin dhe më pas do të ofrojë kontekst për secilin lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Teknologji
Microsoft ka një zgjidhje për këtë problem në Windows 11

Microsoft ka një zgjidhje për këtë problem në Windows 11

Teknologji
Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Teknologji
Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për

Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për "mjetin e mbledhjes së të dhënave"

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Teknologji
Kalo në kategori