Sivasspor ka arritur fitore me rezultat 3-2 ndaj Gaziantepit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit turk.
Një ndër lojtarët që la shenja në këtë takim ishte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj i cili ia doli të gjejë rrugën e rrjetës.
Po zhvillohej minuta e 32-të e takimit, kur Manaj arriti që të realizojë për të barazuar shifrat në 1-1 pasi mysafirët kishin kaluar paraprakisht në avantazh në minutën e gjashtë.
Ky ishte goli i parë i Manajt këtë sezon me Sivassporin pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.
⚽️ Rey Manaj
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) September 14, 2024
Fatkeqësisht për 27-vjeçarin, ai u detyrua që të largohej nga fusha në minutën e 42-të për shkak të një lëndimi të pësuar që ia pamundësoi ta vazhdonte ndeshjen.
Mbetet të shihet se cila është shkalla e këtij lëndimi dhe se a do të jetë ai i gatshëm për takimin e radhës ndaj Konyasporit.
Kujtojmë se gjatë verës Manaj ishte përflitur për një largim të mundshëm nga Turqia, megjithatë ai vendosi që të qëndronte tek Sivasspori./Telegrafi/
Sezonun ilk golünü attı, BG Grup 4 Eylül Stadı’nı ayağa kaldırdı. #ReyManaj ❤️
📲 #SVSvGFK | #GösterGücünü pic.twitter.com/eLJ4jrCDKs
— Sivasspor (@Sivasspor) September 14, 2024