LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj i LVV-së: Me duart tona, s’mund ta pranojmë Asociacionin një etnik

Rexhaj i LVV-së: Me duart tona, s’mund ta pranojmë Asociacionin një etnik

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se krijimi i një Asociacioni njëetnik do t’a defunksionalizonte Kosovën dhe e njëjta, do krijonte mundësi të ardhmen për formimin e një ”Republika Srpska”.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Rexhaj ka thënë se nuk do të ketë një “Zajednicë”.

“Asociacionin ndajeni në dy sfera, juridik dhe politik. Në aspektin juridik, Asociacioni dihet se çfarë i bën Kosovës, e defunkisionalizon në plotni në kuptimin e, dhënies së një mundësie në të ardhmen për të krijuar një Republika Srpska”, ka deklaruar ai duke thënë paraprakisht që “Tashmë, botërisht dihet qëndrimi ynë e që është qëndrim zyrtar e vazhdon të jetë e do të jetë edhe më pastaj, që Asociacion me kompetenca ekzekutive, pra “Zajednicë”, nuk do të ketë për arsye se kjo është më shumë kërkesë e Serbisë në  raport me Kosovën. Natyrisht, duke parë zhvillimet e fundit të cilat ndodhën në veri të Mitrovicës se si ndodhën, paramendoni pra një Kosovë me kompetenca ekzekutive ku do t’a shtynte Republikën e Kosovës në çfarë gjendje”.


Krahas kësaj, Rexhaj ka thënë se një presion është parë edhe nga aleatët ndërkombëtar ndonëse Kosova sipas tij, mbetet një ndër popujt më proamerikan por i njëjti, nuk mund t’a pranojë një Asociacion një etnik.

“Natyrisht ka presione ndërkombëtare, ka presion edhe nga SHBA-të edhe nga aleatët tanë mirëpo ju e dini vet, populli më pro amerikan, mos t’a them në hiperbolë, për mendimin tim është Kosova, janë shqiptarët. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ne me duart tona nuk mund ta vendosim një Asociacion njëetniki cili realisht do ta defunksionalizojë Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Rexhaj ka theksuar se LVV është pro dialogut por jo pro një Asociacioni i cili nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Si jo rrallëherë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pyetur sërish për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, në janar të këtij viti

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, gjersa ka cituar Planin e Ahtisarit, kreu i ekzekutivit ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike.

“Kushtetuta jonë nuk lejon shoqata të bazuara në kritere etnike, sepse paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Pra mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar. Pyes veten edhe pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme – ajo përmban shumë mbrojtje të pakicave për serbët. Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak, Karl Nehammer ka thënë se është i nderuar që vizita e tij e parë zyrtare jashtë vendit në këtë vit të bëhet në një qytet si Vjena.

Në këtë konferencë, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Kurti ka thënë se është një moment kur nëse flitet për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, por duke mos nënvlerësuar Kushtetutën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori