LAJMI I FUNDIT:

Rexha: Kryeministri u vu në lajthitje nga këshilltarët e vet ose nga grupet e interesit (Video)

Rexha: Kryeministri u vu në lajthitje nga këshilltarët e vet ose nga grupet e interesit (Video)

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka sqaruar arsyen e vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e bordit të AKA-së.

Rexha bëri të ditur se ky vendim është ofendues dhe i ngutshëm, të cilin vendim e ka iniciuar kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se së bashku me anëtarët e tjerë të bordit, kanë qenë të habitur me këtë vendim të ngutshëm të kryeministrit pa pasur ndonjë paralajmërim apo takim zyrtar për këtë.


Rexha: Është ofenduese që shkarkimi i bordit të AKA-së të arsyetohet me mungesën e profesionalizmit
Lexo po ashtu Rexha: Është ofenduese që shkarkimi i bordit të AKA-së të arsyetohet me mungesën e profesionalizmit

“Unë dhe të gjithë anëtarët nga mediat jemi njoftuar se kryeministri i ka bërë kërkesë Ministrit të Arsimit për shkarkimin e të gjithë anëtareve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke ju referuar parregullsive, punës jo profesionale, mungesës së etikës, dhe njohurive të nevojshme për arsimin profesional”, ka thënë Rexha.

Ai shtoi se të premten e kaluar kishte zhvilluar një takim njoftues me ministrin e ri të arsimit, Shyqiri Bytyqi, mirëpo i njëjti nuk i kishte thënë asgjë sa i përket vendimit për shkarkim.

Rexha shtoi se kryeministrit Haradinaj me këtë vendim është vënë në lajthitje.

“Kryeministri është vu në lajthitje ose nga këshilltarët e vet ose nga grupet e interesit që e rrethojnë, sepse ndryshe nuk di si ta arsyetoj këtë vendim. Më vjen turp për një vendimmarrjen të tillë”, tha Rexha.

Ai shtoi se i vie keq për dy anëtarët e tjerë ndërkombëtar që ishin pjesë e bordit të AKA-së, sepse nuk ka ditur se çfarë tu thotë për vendimin e marrë nga kryeministri dhe të zbatuar nga ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Rexha ka uruar që kryeministri dhe ministri t’i gjejnë anëtarët e rinj më të mirë, gjersa theksoi se rikthimi i tij në këtë pozitë nuk do të kishte kuptim “kur punojmë me një qeveri kësisoj që kaq dinë për arsimin e lartë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori