Kosova ka filluar procedurat për të ndjekur rrugët ligjore ne lidhje me një shkrim dëmtues që një reviste franceze ka publikuar ndaj Kosovës.
Revista franceze “Le Petit”, ka paraqitur Kosovën si vendi i lindjes së manastireve ortodokse në një prej artikujve të saj.
Për këtë shkrim kishin reaguar deputetët e PDK-së Abelard Tahiri dhe Blerta Deliu-Kodra.
Deliu Kodra gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se ky shkrim është sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Deliu Kodra u shpreh se ky është një skandal dhe duhet të ketë reagim të menjëhershëm nga institucionet e vendit për heqjen e këtij artikulli i cili ende figuron në web faqen e revistës.
“Nuk mund të heshtim karshi këtij skandali, duke promovuar doktrinën serbe”, ka shtuar deputetja e PDK-së.
Ndërsa ka ardhur edhe reagimi i ministres së Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari.
“Ashtu siç kemi deklaruar se do të ndjekim rrugët ligjore lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës, ndjej obligim moral të ju njoftoj se sot kemi përcjellë kërkesën me të gjitha provat për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, si organ kompetent për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative”.
“Inicimi i padisë kundër Shtëpisë Botuese “Petit Fute” është bërë për arsye se e njëjta ka kryer veprime të kundërligjshme dhe të dëmshme për imazhin e Republikës së Kosovës, duke shkelur marrëveshjen e lidhur me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve-KIESA duke mos publikuar materialin promovues të turizmit të dërguar nga KIESA, por ka publikuar një material që është kundërshtuar në vazhdimësi dhe ka bërë publikimin pa pasur miratim nga KIESA. Po ashtu, “Petit Fute” nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për largimin e shkrimit të artikullit në faqet 94 dhe 95 të katalogut të tyre, përkundër kërkesës dhe paralajmërimit nga KIESA-MINT”, ka shkruar tutje Hajdari.
Ajo thotë se historia e Republikës së Kosovës është e qartë dhe atë nuk mund ta ndryshojë askush.
“Ne jemi të përkushtuar që ta mbrojmë të vërtetën e historisë sonë, në mënyrë që ta mbrojmë dhe të ardhmen tonë përpara”, ka shkruar tutje Hajdari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë