LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Një dokument i zbuluar i inteligjencës amerikane pretendon se Serbia ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me armë

Reuters: Një dokument i zbuluar i inteligjencës amerikane pretendon se Serbia ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me armë

Serbia, i vetmi vend në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për agresionin e saj mbi Ukrainë, ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar ato tashmë, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit.

Siç vë në pah Reuters, përcjell Telegrafi, dokumenti, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të postuara në internet javët e fundit në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite.

I titulluar “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “pozicionet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.


Grafiku tregonte se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por ishte zotuar të dërgonte armë vdekjeprurëse ose e kishte furnizuar Ukrainën tashmë.

Ai tha gjithashtu se Serbia kishte vullnetin politik dhe aftësinë ushtarake për t’i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen.

Kush i publikoi dokumentet "top sekrete" amerikane për strategjinë e luftës në Ukrainë dhe pse?
Lexo po ashtu Kush i publikoi dokumentet "top sekrete" amerikane për strategjinë e luftës në Ukrainë dhe pse?

Dokumenti është shënuar me Sekret dhe NOFORN, duke ndaluar shpërndarjen e tij për shërbimet e huaja të inteligjencës dhe ushtritë.

Ajo mban datën 2 mars dhe është e stampuar me vulën e zyrës së Shefit të Shtabit të Përbashkët.

Megjithatë, Reuters shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit.

Gjithashtu zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasada e Ukrainës nuk i janë përgjigjur menjëherë një kërkese për koment.

Pentagoni gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të Reuters në lidhje me referencën e dokumentit për Serbinë dhe më parë ka refuzuar të komentojë ndonjë nga dokumentet e zbuluara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori