Sulmuesi gjerman, Marco Reus pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen.

Anësori po ka probleme të vazhdueshme në tri vitet e fundit sa i përket lëndimeve.


Por Dortmund nuk po shqetësohet sa i përket të ardhmes së tij.

Kapiteni i verdh e zinjve është i lidhur tej mase me klubin e tij dhe mendon ta përfundojë karrierën në ‘Signal Iduna Park’.

“Kam lindur në këtë qytet dhe jam i lumtur në Dortmund. Ndihem krenar që veshi këtë fanellë dhe përfaqësojë këto ngjyra”, deklaroi Reus.

Reus1

Tutje ai ka folur edhe për të ardhmen e klubit.

“Kemi shumë lojtarë të rinj në klub të cilët kanë shumë potencial. Do të bëhemi një skuadër e fortë për vitet e ardhshme”.

“A do ta përfundonit karrierën në Dortmund? E thash që jam shumë i lumtur dhe nuk kam arsye të largohem nga këtu për asgjë”, tha Reus.

27-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga shumë skuadra të njohura evropiane.

Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool e PSG janë skuadrat që e duan Reusin. /Telegrafi/

telegrafi sport app